24 Dhjetor 2024

Konfirmohen 119 raste të reja me koronavirus dhe 4 te vdekur

Prishtinë, 15 korrik - Në një konferencë për media të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike u bë e ditur se në Kosovë janë regjistruar katër vdekje nga koronavirusi dhe 119 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Të dhënat i referohen testimit të 420 mostrave më 14 korrik, me metodën RT-PCR.

Sipas këtyre të dhënave, numri i viktimave ka shkuar në 112 ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237. Ndërkaq, 92 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 2462.

Raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2663.

“Situata ka filluar të normalizohet, të jetë më e qetë dhe më nën kontroll”, tha drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi tha se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 492 raste të konfirmuar apo të dyshuar me sëmundjen COVID-19.

Prej këtij numri, 314 raste janë të konfirmuara me COVID-19, ku 177 prej tyre po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 137 të tjerë në spitalet rajonale.

“Prej numrit të të konfirmuarve kemi 13 pacientë me ventilim mekanik, pra të intubuar që i cilësojmë si në gjendje kritike”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se në spitalin e Prizrenit janë shtuar edhe dhjetë shtretër për mjekim intensiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)