Komuna shpërndau dhurata për fëmijë
Me këtë rast, Drejtori, Arben Vitia, mori pjesë në shpërndarjen e këtyre dhuratave në Shoqatën për të shurdhër në Prishtinë, si dhe në Handikos. Përveç shpërndarjes së dhuratave, Drejtori Vitia zhvilloi një bashkëbisedim me anëtarët e këtyre shoqatave, lidhur me hallet, problemet dhe mundësitë e ndihmës dhe bashkëpunimit në vitin 2016.
Drejtori Vitia iu dëshiroi një vit të mbarë dhe premtoi se këto probleme do të adresohen dhe do të jenë pikënisje për asistencën e Komunës gjatë vitit të ardhshëm.