23 Dhjetor 2024

Komuna mbulon shpenzimet e mjekimit për të sulmuarin në veri

Mitrovicë, 5 mars - Komuna e Mitrovicës do të mbuloj të gjitha shpenzimet që ka paguar, Edon Balaj, për mjekim pas lëndimeve të rënda që ka marrë nga sulmi i tre serbëve të maskuar në veri të qytetit.

Për këtë ka vendosur kryetari i Komunës, Avni Kastrati, i cili ka pritur të hënën Edonin në zyrën e tij, ku ka marrë të gjitha dokumentet dhe faturat për shpenzimet e mjekimit.

Kryetari Kastrati, ka shprehur kënaqësinë që Edoni është mirë me shëndet, duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve që ka pësuar në atë sulm që ka ndodhur me 18 shkurt të këtij viti, rreth orës 20:00 në zonën e “Tre rrokaqiejve”, derisa ai po kthehej në shtëpi.

“Edhe një herë shprehim keqardhje për atë që ka ndodhur dhe kërkojmë nga autoritet e sigurisë që marrin masa për të paradaluar këto sulme”.

Ai theksoi se sulmet ndaj qytetarëve shqiptarë në veri janë vazhdë e përpjekjeve të strukturave ilegale serbe për të frikësuar popullatën shqiptare atje.

“Është një përpjekje e vazhdueshme për të frikësuar shqiptarët që jetojnë në veri, në mënyrë që ata të largohen prej pronave të veta”.

Ai kërkoi nga autoritetet e rendit që të identifikojnë këta persona dhe të marrin masa ndaj tyre.

“Autoritetet e rendit duhet të jenë shumë të vendosura në mënyrë që të mos të lejojnë grupe të tilla kriminale që të veprojnë lirshëm”.           

Ndërsa Edon Balaj, ka falënderuar kryetarin për mbështetjen, duke e vlerësuar këtë edhe si një ndihmë shumë të madhe morale.

“Në përgjithësi në veri jetojmë me probleme ekonomike, meqë rrethanat kanë pamundësuar një frymim të lirshëm, andaj mbështetja juaj është më rëndësi për familjen time”.

Ai tregoi  se jeton me gjyshen, nënën dhe një motër, përderisa babanë ia kanë vrarë në luftë.

“Jetojmë me një pension që marrim për babanë të rënë në luftë. Gjyshja  dhe nëna kanë probleme me shëndet”, tha ai, duke sqaruar se vetë është student i Fakultetit Ekonomik në Prishtinë.     

Ndërsa për gjendjen e tashmë shëndetësore, tregon se ndjehet më mirë, megjithëse ende ka dhimbje në kokë.

“Më kanë rënë me shufra hekuri dhe ende kam dhimbje, përderisa vazhdimisht më duhet ta përcjell gjendjen shëndetësore nëpërmjet mjekëve”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)