Komuna kërkon nga MSH pajisje te nevojshme për QKMF-në e Deçanit

Deçan, 16 mars - Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka deklaruar se pas vendimit të Qeverisë dhe situatës së Krijuar në Republikën e Kosovës, Komuna e Deçanit është duke i përcjellur për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19.
Ai ka falënderuar qytetarët në përgjithësi, po ashtu dhe bizneset që kanë respektuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Instituti i Shëndetit Publik dhe vendimet që kanë dalë nga Komuna e Deçanit.
Ramosaj ka thënë se është i shqetëuar në raport më Qendrën Kryesore të mjekësisë familjarë e cila ende nuk është paisur me mjetet e nevojshme që ti përgjigjet kësaj situate.
"Duke pas parasysh që mjeket e qendrave kryesore të mjekësisë familjarë janë të parët që ballafaqohen më këtë situatë ne si Institucion Komunal me aq sa kemi pas mundësi i kemi paisur më mjete e nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme karrshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit."
"Kërkoimë edhe një herë nga Ministria e Shëndetësisë që të bëj furnizimin e QKMF-së në Deçan më pajisjet e nevojshme!", ka thënë Ramosaj.