29 Prill 2024

Komuna intensifikon aksionet për monitorimin e ligjit për duhan

Prishtinë, 15 janar - Drejtori i Drejtorisë të Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla priti sot në takim përfaqësuesit e Koalicionit Antiduhan në Kosovë: Dr. Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, Ilirjana Zymberaj nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës si dhe Arben Lila e Shkumbin Spahija nga KADC, me të cilët bisedoi lidhur me zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
 
Në këtë takim, u shpreh gatishmëria e Inspektoratit Komunal të Prishtinës që në bashkëpunim me inspektorët qendrorë sanitarë dhe partnerët e tjerë, të fuqizohen masat për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në komunën e Prishtinës.
 

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit Sveçla tha se inspektorët komunalë do t’i intensifikojnë aksionet për monitorimin e zbatimit të ligjit dhe individët dhe subjektet të cilat bëjnë shkelje të këtij ligji, do të përballen me masat ndëshkuese siç i parasheh ligji.

 
Nga ky takim, iu bë thirrje qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme që ta zbatojnë këtë ligj që mbron drejtpërdrejt shëndetin publik të popullatës, ndërkohë që inspektorët komunalë dhe ata qendrorë do t’i koordinojnë veprimet e tyre me qëllim që zbatimi i ligjit të fuqizohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)