26 Dhjetor 2024

Komuna e Rahovecit ndan 10.000 euro për luftimin e koronavirusit

Rahovec, 30 mars - Në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit Komunal, është miratuar propozim-vendimi i Kryetarit, Smajl Latifi për miratimin e mjeteve financiare në vlerë prej 10.000 euro, për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Më anë të këtij vendimi janë vënë në dispozicion 10.000 (dhjetëmijë) euro, mjete këto që do të shfrytëzohen për mbulimin e kërkesave dhe nevojave të Shtabit të Posaçëm Emergjent, më saktësisht për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus, duke përfshirë këtu furnizimin me barna ose përkrahjen për rastet sociale.

Poashtu, Kryetari Latifi informoi anëtarët e Kuvendit Komunal, për hapat që ka ndërmarrë komuna për parandalimin e infektimit me virusin COVID-19.

Në cilësinë e Kryetarit të Komunës ai ka kërkuar nga këshilltarët e KK që si përfaqësues të qytetarëve të ju ndihmojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për t’iu përmbajtur vendimeve e rekomandimeve të institucioneve tona shtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)