Komuna e Prishtinës shënon ditën ndërkombëtare të Infermierisë
Prishtinë, 11 maj - Sot në oborrin e Komunës së Prishtinës do të vendoset ambulanca e transfuzionit të gjakut dhe do të dhurohet gjak, për nderë të ditës ndërkombëtare të Infermierisë.
Në të njëjtën ditë Komuna e Prishtinës do ti nderojë 15 infermierët veteranë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të moshës 70 vjeçare.