Komuna e Prishtinës prezanton gjetjet lidhur me seroprevalencën e koronavirusit
Prishtinë, 2 korrik - Komuna e Prishtinës organizon sot konferencën për media në të cilën Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Bujar Gashi do të prezantojnë gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e realizuara në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.
Hulumtimi i parë është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek punonjësit shëndetësor dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës.
Ndërkaq hulumtimi i dytë ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek qytetarët e Prishtinës.
Që të dy hulumtimet janë realizuar nga Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për të ju përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me sëmundjen COVID-19.