26 Dhjetor 2024

Komuna e Mitrovicës merr masa shtesë për parandalim të virusit COVID-19

Mitrovicë, 18 mars - Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka mbajtur mbledhjen e tretë të shtabit emergjent, ku është diskutuar gjendja aktuale dhe marrja e masave shtesë për parandalimin e virusit COVID-19.

Në këtë mbledhje u potencua se është bërë vendosja e tendës para objektit të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, me qëllim të shmangen kontaktet brenda objektit të QKMF-së dhe në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kryejnë kontrollin fillimisht në këtë tendë, ndërsa shërbimet tjera në QKMF nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë sipas planit të punës.

Ndërsa nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, tha se duke e parë se numri më i madh i të infektuarve me virusin COVID-19 janë qytetarë të ardhur nga shtetet e huaja dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, ne kemi kontaktuar të gjithë kryetarët e lagjeve dhe të fshatrave që të bëjnë evidentimin e personave të ardhur së fundi nga vendet e Perëndimit, që të jenë të informuara edhe institucionet përgjegjëse.

Disa nga masat shtesë të cilat u propozuan në këtë mbledhje janë;

1. Evidentimi i stafit mjekësor vullnetar, sigurimi i kontakteve dhe krijimi i listës.

2. Aktivizimi sa më i shpejtë i një automobili me magnetofon si një ndër mënyrat e shpërndarjes së turmave të njerëzve nga vendet më të frekuentuara siç është Liqeni Akumulues.

3. Sigurimi i pakove ushqimore si rezerva për familjet në nevojë.

4. Krijimi i një linje telefonike falas për dhënien e shërbimeve, këshillave mjekësore nga ana e personelit mjekësor për qytetarët.

Komuna e Mitrovicës apelon tek të gjithë qytetarët që t’i përmbahen masave të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Mitrovicë, Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)