26 Dhjetor 2024

Komuna e Mitrovicës koordinon veprimet për parandalimin e Koronavirusit

Mitrovicë, 14 mars - Pas konfirmimit për dy raste pozitive me virusin COVID- 19 në Kosovë, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka mbajtur mbledhje me shtabin komunal, lidhur me zbatimin e masave të ndërmarra për mbrojtje nga ky virus, e po ashtu në bashkërendim me masat e Qeverisë.

Në këtë mbledhje nënkryetari Mujka, potencoi se ky mobilizim nga niveli qendror dhe lokal me formim të shtabit është një tregues serioz, duke qenë të gatshëm me të gjitha kapacitetet e domosdosshme për të kaluar këtë sfidë nga Koronavirusi.

Po ashtu nënkryetari Mujka tha se ne si Komune e Mitrovicës i kemi ndërmarrur të gjithë hapat e nevojshëm, me dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike, duke filluar nga objekti i komunës, institucionet shëndetësore, ndërmarrjet publike, pastaj shkollat e të tjerat.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, theksoi se janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me të gjitha pajisjet e nevojshme, me dorëza, maska, dezinfektues, dhe se shtab komunal vazhdojnë të zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Akterët tjerë relevantë të përfshirë në shtab komunal, përfaqësues nga QKMF-ja, Spitali Rajonal dhe Instituti i Shëndetit Publik, thanë se janë plotësisht të gatshëm të përballojnë këtë sfidë, dhe kërkojnë nga qytetarët që mos të krijojnë panik, por të përcjellin me kujdes të shtuar gjendjen dhe të zbatojnë rekomandimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHP).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)