Komuna e Istogut, formon ekipin për parandalimin e Koronavirusit
Istog, 13 mars - Kryetari i Komunës Haki Rugova ka mbledhur sot bordin e drejtorëve, me qëllim të formimit të ekipin ndër sektorial për koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve preventive për parandalimin e COVID-19, e gjithë kjo në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe marrjen e masave për infeksionit Korona Virus.
Ekipi është formuar me vendim të Kryetarit dhe në përbërje ka fushën e shëndetësisë, shërbimeve publike, arsimit, inspektoratit, Policisë së Kosovës dhe Kryqit të Kuq.
Detyrë e këtij ekipi është që secili në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore, të ndërmarr masat e nevojshme për parandalim të përhapjes së korona virusit në komunën e Istogut.
Ky ekip do jetë i angazhuar 24 orë dhe do veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar në teren.