09 Janar 2025

Kompania Daman interesohet për sigurimet shëndetësore në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt - Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë Ibrahim Alalawi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë DAMAN, kompani me renome botërore për sigurimet shëndetësore nga Abu Dhabi.

Në këtë takim u diskutua për rolin e Ministrisë së Financave në sistemin e kujdesit shëndetësor, në veçanti për përgatitjen dhe menaxhimin e  buxhetit për këtë sektor si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për sa i përket këtij sektori.

Përfaqësuesit e  kompanisë DAMAN, gjithashtu shprehën interesimin e tyre për të parë për së afërmi dhe për të vlerësuar situatën sa i përket sigurimeve shëndetësore në Kosovë, si dhe njoftuan zëvendësministrin Agim Krasniqi, me përgatitjen nga ana e tyre të një udhërrëfyesi lidhur me implementimin e sigurimeve shëndetësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)