22 Dhjetor 2024

Komisioni për Shëndetësi priti një grup fëmijësh nga dy shkolla fillore

Prishtinë, 10 qershor - Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore kundër punës së fëmijëve, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, kanë pritur një grup fëmijësh, nxënës të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë dhe asaj “Thimi Mitko” në Gjilan.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për parandalimin e punës së rëndë dhe të rrezikshme të fëmijëve.

Duke iu uruar mirëseardhje fëmijëve, kryetari i Komisionit, Sadik Idriz, tha se Kuvendi është në fazën e miratimit të Ligjit të Punës dhe në kuadër të tij përfshihet edhe një kapitull që flet për parandalimin e punës së rëndë nga ana e fëmijëve. Idriz tha se ky takim është një nxitje më tepër për anëtarët e Komisionit, që të dalin në terren dhe të monitorojnë zbatimin e akteve juridike që rregullojnë çështjen e punës së fëmijëve.

Në këtë drejtim u angazhuan edhe anëtarët e tjerë të Komisionit.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nurie Kelmendi, tha se është hartuar strategjia për parandalimin e formave të rrezikshme të punës për fëmijët dhe për implementimin e saj është krijuar grupi punues, ndërsa është nxjerrë edhe një udhëzim administrativ.

Fëmijët, ndërkaq, ngritën një varg çështjesh dhe shtruan pyetje në adresë të anëtarëve të Komisionit, të cilat konsistonin në përpjekjet e institucioneve të vendit në marrjen e masave për parandalimin dhe ndalimin e formave të rënda të punës së fëmijëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)