KOMF publikon politikën rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme


Prishtinë, 27 shkurt - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizojnë konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”.
Kjo politikë rekomanduese përshkruan situatën lidhur me zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe ofron një pasqyrë të disa prej fushave prioritare për ndërhyrje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe rekomandime se si duhet adresuar dhe trajtuar ato.
Duke pasur parasysh që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është dikasteri udhëheqës për zhvillimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, kjo politikë do t'i adresohet MASHT por edhe sektorëve të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.