KOMF publikon politikën rekomanduese për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve
Prishtinë, 17 dhjetor - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) organizon sot konferencën për media për publikimin e Politikës Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve.
Grupi Tematik për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shëndetësi i cili përbëhet nga organizatat anëtare të KOMF të cilat punojnë në fushën e shëndetësisë, ka hartuar këtë dokument i cili përmban çështjet kryesore që kërkojnë ndërhyrje emergjente sa i përket përmirësimit të shëndetit të fëmijëve.
Politika Rekomanduese do t’i adresohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorive Komunale për Shëndetësi.