KOMF publikon dokumentin për të drejtat për shëndet më të mirë
Prishtinë, 1 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - Rrugëtimi vazhdon”, i financuar nga zyra e UNICEF në Kosovë, organizon konferencën për media për publikimin e dokumentit “A po realizohet e drejta ime për Shëndetin më të mirë?”
Dokumenti ofron një pasqyrë të disa prej fushave kryesore që duhet të merren parasysh në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Dokumenti paraqet të dhënat për lindshmërinë dhe vdekshmërinë e foshnjeve, lindjet nën peshë, vaksinimin, gjidhënien dhe të ushqyerit, trajtimin e fëmijëve me sëmundje të rënda, listën esenciale të barnave, menaxhimin e buxhetit.