29 Dhjetor 2024

KOMF kërkon reformim të skemës së asistencës sociale

Prishtinë, 19 korrik - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili përfaqëson 27 organizata jo qeveritare, bazuar në misionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që me rastin e rishikimit apo reformimit të politikave sociale për zbutjen e varfërisë, konkretisht reformimin e skemës së asistencës sociale, të ketë parasysh konstatimet dhe propozimet si më poshtë.

KOMF deklaron se:

Kriteri (i) në Kategorinë e II, Neni 4, ku përcaktohet që familja duhet të ketë të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç, është diskriminues dhe absolutisht i papranueshëm nga të gjithë akterët e përfshirë në skemë por edhe nga vetë përfituesit. Sipas këtij kriteri familjet në varfëri që nuk kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare bien në pozitë të pafavorshme, ky kriter përjashton edhe familjet që kanë marrë ndihmë sociale deri sa fëmija ka mbushur moshën pesë vjeç, pikërisht kur fëmija duhet të fillojë të shkollohet dhe rrjedhimisht dhe familja do të ketë shpenzime edhe më të mëdha.

Skema e asistencës sociale nuk është e mirë adaptuar që të kontribuojë në zbutjen a varfërisë në përgjithësi dhe posaçërisht varfërisë së fëmijëve;

Shuma mujore e ndihmës sociale është shumë e vogël për të përballuar kushtet elementare të jetesës për një familje.

Prandaj duke mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës, KOMF propozon:

Shfuqizimin e kriterit (i) në Kategorinë e II Neni 4, ku përcaktohet që familja duhet të ketë të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeçare, gjë që është kërkuar edhe me plotësim ndryshimin e ligjit për skemën e asistencës sociale nga viti 2012 por që nuk është zbatuar deri tani;

Rritjen e shumës mujore së ndihmës sociale për të përballuar kushtet elementare të jetesës për familje.

Varfëria ka ndikim negativ në zhvillimin fizik, psikologjik dhe social tek fëmijët. Varfëria e fëmijëve llogaritet si një ndër faktorët potencial për zhvillimin e fenomeneve negative siç janë: braktisja e shkollës, shfrytëzimi, trafikimi, kërkimi i lëmoshës, puna e fëmijëve, delinkuenca etj. Reforimi i skemës së asistencës sociale bazuar në interesin më të mirë të fëmijëve, jo vetëm që do të garantojë të  drejtën e fëmijës për një jetë dinjitoze me mirëqenie sociale, por do të ndikojë edhe në zvoglimin e shumë prej fenomeneve negative të cilat mund të vijnë si pasojë e varfërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)