KOMF e Meditech dhurojnë materiale mjekësore për Klinikën e Pediatrisë
Prishtinë, 26 korrik - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF në bashkëpunim me kompaninë Meditech L.L.C - distributor i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore në Kosovë, po organizojnë një event të dhurimit të materialeve shpenzuese mjekësore për Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë.
Me rastin e këtij donacioni, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organizon këtë ngjarje.
Dhurimi mundësohet nga kompania Meditech L.L.C, ai do të ndërmjetësohet përmes platformës avokuese në kuadër të KOMF Miqtë e Fëmijëve dhe do të shërbejë për të pëmbushur një nevojë thelbësore për fëmijët të cilët kanë nevojë për trajtim dialize në Kosovë.