28 Dhjetor 2024

KOMF apel Kuvendit: Miratoni Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Prishtinë, 25 qershor -  Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, mbajti konferencën për media përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku i bëri thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës të miratojë sa më parë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve tash e sa vite është inicuar duke mos arritur të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

KOMF bën me dije që gjendja e fëmijëve në Kosovë është e rëndë, prandaj kërkojmë që Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve të miratohet sa më shpejtë, në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve.

Të dhënat e fundit flasin për një shkallë të varfërisë së fëmijëve prej 20.7%. 10.7% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë, përderisa 6.8% prej tyre punojnë në kushte të rrezikshme. 61.4 % e fëmijëve në Kosovë kanë deklaruar që kanë përjetuar dhunë fizike apo psikologjike gjatë muajit të fundit të intervistimit, kur është bërë hulumtimi. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara kanë qasjë në shërbime cilësore shëndetësore, sociale dhe arsim. Raportet nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare flasim për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në sjellje që janë në kundërshtim me ligjin, përfshirë edhe dhunën, pasojat e së cilës në disa raste kanë qenë fatale për vetë fëmijët.

Duke patur për bazë gjendjen e rëndë të fëmijëve në Kosovë, KOMF kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ta vendosë prioritet dhe të miratojë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format  e dhunës abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Projektligji ka qëllim  të  garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të  lartë të fëmijës si dhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Pas konferencës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dorëzoi tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dokumentin me kërkesën për miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)