KOMF adreson rekomandimet për avancimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijë
Prishtinë, 10 dhjetor - Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, organizon konferencën për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për fëmijë.
Konferenca do të adresojë gjendjen aktuale dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese si dhe nevojën për avancimin e tyre, me fokus në kategoritë me të cenueshme nga mungesa e tyre, siç janë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike.
Konkretisht, kjo tryezë do të adresojë rekomandimet për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese të dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0 si dhe do synojë mobilizimin dhe mbështetjen e akterëve relevantë rreth përcaktimit të veprimeve drejt përmbushjes së tyre.
Pjesëmarrës në tryezë do të jenë përfaqësues të institucioneve relevante në nivel qendror dhe lokal, përfaqësues të agjencive ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe media.