Klinike Emergjente dekorohet me Medalje nga Jahjaga

Prishtinë, 22 shkurt - Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në shërbimin civil.
Medalja Presidenciale e Meritave i është dedikuar të gjitha shërbimeve emergjente, përfshirë limitë kirurgjike, internistike, traumat-ortopedike, radiologjike dhe biokimike.
Medalja Presidenciale është ndarë nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila komplimentoi Klinikën Emergjente për kontributin e dhënë në shërbimin civil.
Stafi i Klinikës Emergjente dhe degëve të tjera emergjente ndjehen të privilegjuar për përkrahjen dhe mbështetjen e Presidentes së Kosovës dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, në fuqizimin e Shërbimeve Mjekësore Emergjente në Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës.