17 Maj 2024

Klinika Syve kryen intervenimin e parë në segmentin e pasmë të syrit

Prishtinë, 4 dhjetor - Në Klinikën e Oftalmologjisë(Syve) është realizuar operacioni i parë në segmentin e pasmë të syrit.  Intervenimi  i tillë njihet si pars plana vitrektomia dhe është kryer nga Dr. Naser Salihu, asistentja dr. Besa Ramadani, dhe ekipi tjetër mbështetëse në përbëre të Dr. Ilmi Havolli, specialist i anesteziologjisë dhe instrumentarja Lendita Zeqiraj.

Ky intervenim shënon një sukses të ri për Klinikën e Syve dhe tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe për pacientët që tash e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë institucionit publik.

Ky lloj i intervenime do ta lehtësojë  qasjen e pacientëve për këto shërbime dhe do të kursej buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
 
Klinika e Syve këtë vit ka filluar të kryej edhe procedura të tjera mjekësore që më  parë nuk ishin kryer, heqja pëlhurës me laser dhe procedura tjera,  e gjithë  kjo falë përkushtimit të stafit shëndetësorë, por edhe  përkrahjes së menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik  Universitare të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)