17 Maj 2024

Klinika Infektive përfiton një donacion nga organizata ICSI

Prishtinë, 13 janar - Organizata jo-qeveritare ICSI (Qendra Inovative për Përmirësim të Mirëqenies) i dhuroi Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një donacion me inventar spitalor, kryesisht shtretër bashkëkohor dhe praktik për nevoja të pacientëve.


Donacioni u  realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka mbuluar koston e transportit të inventarit nga spitali Herz Jesu Krankenhaus i Vjenës së Austrisë.


Donacioni përmban shtretër, bashkë me dyshekët për ta, dollapë për korridore e garderobë, dollapë për garderobë të pacientëve, komplet dhoma të infermierëve, etj.


Donacioni i është dorëzuar të martën mbrëma Klinikës Infektive në QKUK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)