Klinika e Syve pajiset me aparatura të reja mjekësore
Prishtinë, 29 prill - Klinika e Oftalmologjisë ( Syve) e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është pajisur me aparatura të reja mjekësore për kryerjen e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për shërbime oftalmologjike.
Klinika është pajisur nga QKUK me fundus kamera, yag laser, OCT ultrasonografi dhe aparatura për fakoemulzifikim.
Si rezultat i aparaturës së re, ka filluar të kryhet procedura e fakomuzlifikimit , ku janë bërë 20 intervenimet e para me këtë teknologji bashkëkohore.
Po ashtu, kjo klinikë ka pranuar donacion disa aparatura nga Spitali Turk “ Yoz Vakfi” nga Stambolli, përfshirë dy mikroskop operativ, një aparaturë për fakomuzifik, një autorefraktometër, biomikroskop dhe instrumente tjera kirurgjike.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, klinika ka ofruar 9748 shërbime shëndetësore, janë kryer 640 operacione, 311 aplikime intravitreale (bevacizumab) 60 ndërhyrje laserike dhe 319 ultrasonografi.