Klinika e Pediatrisë pajisjet me Kabinë Sigurie për Kimioterapi
Prishtinë, 22 korrik - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se Reparti i Hemato - Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.
Duke e parë të domosdoshme, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka blerë pajisjen e Kabinës së Sigurisë, e cila mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës.
Puna me kimioterapi në kushte joadekuate, nxit një toksicitet të lartë dhe kontaminon ambientin, ku rrezikon personelin dhe pacientët që qëndrojnë për shërim në Repartin e Hemato-Onkologjisë.
Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor, është përkushtim i plotë e angazhim i përditshëm i SHSKUK-së.