25 Dhjetor 2024

Klinika e Pediatrisë me hapësira të dekoruara për fëmijë

Prishtinë, 13 dhjetor - Në Klinikën e Pediatrisë së Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është përuruar  projekti për dekorimin e hapësirave në muret dhe hapësirat e tjera, donacion nga  Organizata Care for Kosova Kids. UD. Drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Dr. Muharrem Avdiu, tha se pas investimit të bërë nga kjo organizatë Klinika e Pediatrisë ka pamje  më të mirë dhe më të pranueshme për fëmijët që kërkojnë mjekim në këtë klinikë. 
 
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, fjalë rasti mbajti Dr. Shemsi Veseli, i cili tha se është obligim i yni që të krijojmë ambient më të ngrohtë dhe të pranueshëm për fëmijët që trajtohen në këtë klinikë.

“Ministria e Shëndetësisë në kuadër të strategjisë së saj ka edhe kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës, ky është shembull i sensibilizimit dhe ndihmesës dhe në emër të Ministrisë i falënderojë donatorët për investimin e bërë”, u shpreh Zv. Ministri Veseli.  
 
Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, vlerësoi kontributin e dhënë nga  donatorët, duke shtuar se investimi i bërë ka vlerë për Klinikën e Pediatrisë. 

Ai shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tutje me donatorë të ndryshëm, në të mirë të përmirësimit të kushteve  të përgjithshme për trajtim të pacientëve.
 
Dr. Mazllum Belegu, i angazhuar në projektin e donatorëve, tha se është fat i madh për Klinikën e Pediatrisë që ekzistojnë njerëz të tillë që ndihmojnë dhe kontribuojnë për fëmijët që mjekohen në këtë klinikë.  Ai tha se nga donatorët ka premtime se donacionet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)