15 Maj 2024

Klinika e Pediatrisë dhe e Kirurgjisë Torakale shembull i një punë të mirë

Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Klinikën e Pediatrisë.

Ministri  Rrahmani gjatë vizitës që u bëri këtyre klinikave, vlerësoi lartë punën që po bëhet në këto klinika nga profesionistët e tyre.

Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK janë shembull i një punë të mirë jo vetëm aspektin profesional, por edhe në atë menaxherial, tha Ministri Rrahmani.

“Unë mundem të veçoj që kemi një disiplinë më të shprehur në raport me disa vende të tjera, kemi një higjienë më të shtuar në krahasim me kushtet që i kemi në disa klinika të tjera. Poashtu, kemi një kënaqësi të madhe të pacientëve për shërbimet që po u ofrohen në Klinikën Torakale”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Rrahmani.

Ai tha se kjo klinikë dëshmon që edhe në rrethanë të kufizuara buxhetore, mund të bëhen punë të mira.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, gjatë këtij takimi tha se në këtë klinikë ka një organizim të mirë të punës.

 “Ne si menaxhment i SHSKUK-së, përpiqemi që të bëjmë më të mirën e mundshme, këtu ka një organizim të mirë të punës dhe është një klinikë që për momentin dallon nga disa klinika të tjera edhe pse  në të gjitha klinikat e tjera të Qendrës Klinike Universitare punohet me një kapacitet të lartë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së Gjocaj.

Ndërsa Drejtori i Klinikës Torakale Saudin Maliqi, tha se këtu po bëhet punë e madhe nga gjithë stafi mjekësor. Ai tha se këtë klinikë janë trajtuar edhe pacient të komunitetit serb të cilët jetojnë në komunat e banuara me shumicë serbe.

 “Pacienti ka vendosur që të trajtohet këtu deri në fund sepse ka qenë mjekimi jashtëzakonisht i mirë. Sikurse për të gjithë të tjerët, andaj ne kemi shembull se këtu trajtohen edhe pacientët serbë”, tha ndër të tjera Maliqi.

Pas vizitës në Kirurgjinë Torakale, vizita ka vazhduar në Klinikën e Pediatrisë, ku drejtori i Klinikës Dr. Muharrem Avdiu, tha se vizita e ministrit dhe menaxhmentit të SHSKUK-së, është një motiv shtesë për të gjithë punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike.

Ai ka treguar për vëllimin dhe cilësinë e punës që bëhet në këtë klinikë, progresin e shënuar në disa fusha, por edhe sfidat dhe problemet.

Ministri Rrahmani, tha se është përzgjedhur kjo klinikë që të vizitohet për faktin se MSh-ja e konsideron prioritet të lartë shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe rezultatet janë inkurajuese. 

Gjatë qëndrimit në Klinikën e Pediatrisë, ministri dhe drejtori i SHSKUK-së kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me punëtorët e kësaj klinike, kanë dëgjuar nga ta vërejtje konkrete, ankesa, por edhe për rezultatet në punë.

Ministri Rrahmani i ka siguruar se përmes diskutimeve të sinqerta dhe të hapura të problemeve, i kontribuohet eliminimit të tyre, ndërkohë që, gjatë debatit ka pasur shpjegime edhe rreth sigurimeve shëndetësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)