Klinika e Onkologjisë në QKUK fillon shërbimin 24-orë
Prishtinë, 2 shkurt - Nga dita e sotme, Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovë (QKUK) do të ofrojë shërbim 24-orësh për pacientët që kanë nevojë për trajtim onkologjik.
Për të nisur zyrtarisht fillimin e punës 24-orësh, prezentë ishin, Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së dhe profesionistë të Klinikës së Onkologjisë.
Me këtë rast, Uran Ismali, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, falënderoj stafin për punën e jashtëzakonshme të cilët përkundër punës që bëjnë nuk kënaqen me kaq, meqë donë shërbime me të mira 24 orë për pacientët.
Sipas tij, ky shërbim do të bëjë që pacientët të mos kërkojnë intervenime në spitale private dhe të mos krijohet kosto e madhe për ta.
Ai tha se sapo është njoftuar nga drejtori i klinikë se 1 pacient që ka pasur të shkojë në një spital privat gjatë vikendit, është përcaktuar për të marrë shërbimin këtu në onkologji dhe ditën e nesërme do ta marrë atë, kjo është masë direkte që ndikon në jetën e qytetarëve tanë.
Ministri Ismaili, më tej theksoi se do të përmirësojmë furnizimin me barna, material shpenzues, paisje dhe personel, pra fillim që s’ka përfunduar dhe me përkrahje stafit do arrihet të bëhet 24-orë shërbimi.
Dr. Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë tha se nga sot Klinika e Onkologjisë do të ofroj shërbimin 24-orësh, do të ketë më të lehtë të zbatojë protokollet 3 dhe 5 ditore të mjekimit të pacientëve me nevoja onkologjike.
Sipas tij, klinika do të ketë mundësi të përcjellë efektet anësore më mirë dhe gjatë vikendit, edhe pacientët e radioterapisë në mungesë të udhëtimit do të mund të qëndrojnë në klinikë.
Dr. Basri Sejdiu, UD. drejtor i përgjithshëm SHSKUK, tha se fillimi i punës 24-orë në Klinikën e Onkologjisë është ditë e madhe për shëndetësinë e Kosovës, pacientët, por edhe për institucionin.
Ai tha se tashmë kjo klinikë do të ofrojë shërbime dhe gjatë vikendit dhe do jetë lehtësim për pacientët, përderisa pritet edhe në klinikat tjera të ketë 24-orë punë dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve.