30 Dhjetor 2024

Klinika e Onkologjisë me rezultate rekorde

Prishtinë, 28 gusht - Klinika e Onkologjisë Mjekësore në QKUK,  njofton se shërbimi i radioterapisë është duke punuar me kapacitet te plotë dhe janë duke u rrezatuar 68-75 pacientë (kuartiv dhe paliativ), me një trend pozitiv të punës. Po ashtu, janë arritur rezultate rekorde në trajtimin me kemioterapi dhe raste të tjera të mjekimit. 

 Në mbledhjen e mëngjesit të datës 25 gusht, raportohet se në shërbimin e radioterapisë nuk e ka asnjë rast në pritje për simulim (pritje për të hyrë ne programin e rrezatimit)

    Pritja për fillimin e rrezatimit kurativ është 2 deri 3 javë.
    Pritja për fillimin e rrezatimit paliativ është 3-5  ditë

    Radioterapia e emergjencave onkologjike fillojnë në të njëjtën ditë që paraqiten pacientët  (kjo paraqet një rezultat të madh, pasi në asnjë qendër në rajon nuk bëhet që pacienti të fillojë në të njëjtën ditë. Poashtu,  një numër (14 pacientë) i pacientëve janë gati, por akoma nuk e kanë kohen për fillimin e mjekimit me radioterapi.

Pra, shërbimi i radioterapisë është duke punuar me kapacitet te plotë dhe nganjëherë të ngarkuar,  ku brenda ditës janë duke u rrezatuar 68-75 pacientë (kuartiv dhe paliativ), me një trend pozitiv të punes ku më shumë raste rrezatohen se sa që paraqiten për herë të parë duke cuar në rezultatet e prezantuara më sipër.

 Ad hoc, u bë edhe një analizë për repartin e kimioterapisë dhe në mënyrë specifike për furnizimin me citostatikë nga lista esenciale. Për këtë analizë marrim në mënyrë të rastësishme (RANDOMIZED) datat 24 dhe 25 Gusht  2015 dhe  rezulton se furnizimi është stabil me shifra tejet inkurajuese prej mbi 95% të nevojave.

Duke u bazuar në stokun momental del se ky furnizim është i qëndrueshëm deri me 01/10/2015, pra sipas planifikimit, deri në furnizimin e 3 mujorit të katërt të vitit 2015

          Janë siguruar nga klinika për datat e kontrollit: 32 694,29 euro  (99.1%)

          Janë blerë nga pacientët për datat e kontrollit:     279,90  euro  (   0.9%) 

Për momentin në Klinikën e Onkologjisë janë duke funksionuar të gjitha shërbimet dhe aparaturat :

    Shërbimi i onkologjisë mjekësore
    Shërbimi i radioterapisë
    Shërbimi i mjekimit invaziv  (terapia intravezikale, terapia intrapleurale)
    Shërbimi i laboratorit
    Echo diagnostika e gjirit

Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në arritjen e këtyre rezultateve dhe në mënyrë të veqantë stafin e klinikës së onkologjisë të cilët me punën e tyre kanë mundësuar këto arritje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)