Klinika e Kirurgjisë Vaskulare kryen intervenimet për fistulëarterio venoze
Prishtinë, 31 gusht - Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer me sukses, për herë të parë në Kosovë, dy operacione që kanë të bëjnë me krijimin e fistulësarterio-venoze (FAV), për hemodializimin e pacientëve.
Fistula arterio-venoze (FAV) është komunikim dhe qarkullim i gjakut në mes arteries dhe venës.
Në rastin e parë bëhet fjalë për pacienten X.H e moshës 50 vjeçare, me pamjaftueshmëri kronike të veshkave, e cila në duar i kishte të harxhuara të gjitha venat sipërfaqësore për krijimin e FAV.
Në këtë situatë zgjidhje e mirë mbeti shfrytëzimi i njërës prej dy venave të thella të krahun e majtë dhe përdorimi i saj për krijimin e FAV.
Operacioni është realizuar me dy akte: Në aktin e parë së pari është prerë venë e krahut në regjionin e bërrylit, duke e bashkuar me arterien e krahut, me anastomozëtermino-laterale (fund i venës - skaji i jashtëm i arteries).
Akti i dytë: Pas 4 jave funksionimi të kësaj FAV është bërë superficalizmin dhe transpozicionin e kësaj vene ( venën e thellë të krahut është zhvendosur nga thellësia në sipërfaqe dhe nga pjesa e brendshme në pjesën e jashtme të krahut, që ketë qasje më të lehtë për shpim me gjilpërë gjatë kohës së hemodializës).
Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientja pas 6dite hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi.
Ajo tashmë hemodializën e bën nëpërmes kësaj FAV.
Në rastin rastin e dytë bëhet fjalëpër një pacient mashkull A.H të moshës 52 vjeç, me pamjaftueshmëri kronike definitive të veshkave. Ky kishte filluar hemodializën para 19 vjetëve.
Të gjitha venat në ekstremitetet e sipërme, ishin shfrytëzuar për krijimin e disa FAV, të cilat në faza tëndryshme të funksionimit të tyre, gjatë 19 viteve të hemodializës ishin trombozuar (mbyllur).
Si zgjedhje më e mirë për krijimin e FAV të re, kishte mbetur shfrytëzimi i venës së madhe sipërfaqësore (vena saphenamagna) në këmbën e majtë.
Ajo çka e bën këtë operacion unik dhe shumë të rrallë, është se pacienti kishte ndryshime të avancuara aterosklerotike (kur arteriet në murin e brendshëm kanë të depozituar gëlqere) në arterie të ekstremiteteve tësipërme.
Pacienti kishte disa faktorë të rrezikut të sëmundjeve kardio-vaskulare: duhanxhi i vjetër, diabet, dislipidemi (yndyra të rritura në gjak), variacione të tensionit arterial dhe hiperparatireoidizëm primar (vlera të rritura të hormonit paratireoid - PTH).
Arteria brachialis e anës së djathtë ishte e mbyllur, kurse të dy arteriet qe e ushqejnë dorën e majtë me gjak; arteria brachialis (arteria kryesore) dhe arteria brachialisprofunda (arteria dytësore) ishin të përdredhura (coling) dhe me ndryshime të avancuaraaterosklerotike.
Në këtë rast meqë arteria brachilaisprofunda (arteria dytësore) e krahut ishte më e zhvilluar se arteria primare e krahut dhe kishte më pak ndryshime aterosklerotikedhe për të mos cenuar ushqyeshmërinë e dorës me gjak nëpërmes arteries kryesore, vendosëm që FAV ta realizojmë në arterien dytësore të dorës.
Operacion e realizuam hap pas hapi. Së pari të dy arteriet në formë spiraleje u rregullun me largimin e këtij segmenti të përdredhur dhe rekonstruksionin e tyre me anastomozëtermino-terminale T-T (fund më fund).
Pastaj u morëm 50 cm të venës sipërfaqësore nga këmba e majtë dhe u kriju një Bypass (urëzim) në mes arteria brachialisprofunda dhe venës axilaremajtas (vena nënsqetulore).