28 Dhjetor 2024

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me Gastroskopin e dytë

Prishtinë, 8 prill - Klinika e Gastroenterologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me Gastroskop të ri, që pritet ta reduktojë në masë të madhe listën e pritjes.

Ky është gastroskopi i dytë, me të cilin për një kohë të shkurtër është pajisur kjo klinikë.

Gastroskopi është një aparaturë që ekzaminon dhe trajton problemet te organet e brendshme, si ezofagu, lukthi dhe zorra dymbëdhjetë gishtore.

Drejtori i  Klinikës së Gastroenterologjisë, dr. Zaim Gashi, është shprehur i kënaqur me ardhjen e pajisjes së re, derisa ka thënë që lista e pritjes për shërbimin e Gastroskopisë pritet të zvogëlohet dukshëm pas ardhjes së saj.

“Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë, për shkak se patën filluar edhe listat e pritjes të zgjaten, mirëpo menjëherë është hetuar që kemi zvogëlim të kohës së pritjes. Domethënë, lista e pritjes nuk është qysh ka qenë më herët, por dukshëm ka filluar të bie”, thotë Gashi.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë hartuar politika konkrete këtë vit për investime në pajisje, në përputhje me nevojat e klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, me synim të përmirësimit të kushteve rreth ofrimit të shërbimeve për pacientin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)