Klinika Amerikane feston 10 vjetorin në spital të ri
Prishtinë, 8 mars - Në 10-të vjetorit e punës, Klinika Amerikane kurorëzon me objekt të ri, të cilin e përuruan sot në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mjekë dhe mysafirë të shumtë.
Ky objekt i cili tanimë do tju ofroj qytetarëve shërbime mjekësore me standarde ndërkombëtare, plotëson standardet më moderne të mjekësisë dhe ka pajisje të teknologjisë më të fundit.
Me këtë rast, në fjalimin e tij Dr. Spec. Behar Kusari, njëherit edhe themelues i këtij spitali tregoi për punën dhe përkushtimin e personelit duke filluar nga personeli mjekësor e deri te administrata dhe punëtorët teknik, për këto dhjetë vite, që nga themelimi i Klinikës Amerikane.
Puna jonë në sektorin privat filloj në vitin 1995, në një klinikë me staf të vogël por më një përkushtim të lartë profesional. Vërtet ishte një sakrificë e madhe, ku kemi parasysh situatën nëpër të cilën ka kaluar Kosova gjatë asaj periudhe, tha dr. Kusari.
Ai shtoi se pikërisht me datë 8 Mars të vitit 2007, ishte data kur hapëm qendrën për infertilitet dhe trajtim të shëndetit femëror, Klinikën Amerikane. Që nga kjo periudhë ju kemi mundësuar shumë qifteve ta përjetojnë ndjenjën e të qenurit prind. Sot pikërisht me 8 Mars të vitit 2017, me rastin e 10 vjetorit, Klinika Amerikane po përuron spitalin e ri, duke u zgjeruar me shërbim të lindjes si dhe në një të ardhme të afërt pritet të zgjerohet edhe me shërbimin e kirurgjisë në bashkëpunim me kolegët vendor si dhe ata ndërkombëtarë
Ambientin, shërbimet dhe aparaturat, të pranishmit patën rastin që ti shohin për së afërmi, të përcjellur nga stafi i Klinikës Amerikane, të cilët edhe ju shpjeguan mysafirëve në detaje lidhur me shërbimet e ofruara, por edhe me pajisjet e reja.