Kirurgët plastik nga Turqia dhe vendorë intervenojnë te pacientët
Prishtinë, 30 shtator - Po vazhdon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi, ku 22 ekspertë mjekësor nga Turqia, gjatë qëndrimit në QKUK, bashkë me kolegët e tyre nga kjo qendër do të kryejnë ndërhyrje mjekësore te pacientët kosovarë.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar të gjithë pacientët me probleme të ndërlikuara plastike pas djegieve si cikatrikse, kontraktura kelloide dhe deformitete se nga sot në ora 9.00, specialistët e kirurgjisë plastike nga Turqia, do të bëjnë vizitë për pacientët kosovarë.
Vizitat dhe ndërhyrjet e tjera kirurgjike do të kryhen deri më datën 05.10.2013. Ky bashkëpunim realizohet në kuadër të javës së Shëndetësisë, një organizim ky i Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë.