Kinezët zbuluan molekulë që e bllokon virusin HIV
Prishtinë, 25 prill - Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një agens që e bllokon virusin HIV, lështu që mund të përdoret si xhel për të reduktuar transmetimin e këtij virusi nëpërmjet rrugës seksuale, njoftuan shkencëtarët kinezë, transmeton Shqipmedia.
Bëhet fjalë për molekulën TD-0680, i cili pamundëson që virusi i sidës të depërtojë në qelizat e njeriut, thonë hulumtuesit nga Univerziteti i Hongkongut, si dhe kompania nga Shangai Targidrag, bëjnë të ditur agjencitë.
Xhivej Cen, drejtor i Institutit për Sidën pranë Universitetit të Hongkonkgut, thekson se me përdorimin e mikrobocideve në formën e një xheli, që përmbajnë TD-0680, njerëzit fitojnë mjet alternativ për mbrojtje nga infeksioni me virusin HIV, përkrah prezervativit.
U tregua se TD-0680 është disa herë më e fortë kundër virusit HIV nga mjeti ekuivalent maravirok, të cilën e prodhon kompania Fajzer, ndërsa e miratoi departamenti i SHBA-së për ushqim dhe barna (FDA).
Mendohet se seksi pa mbrojtje është arsyeja për më shumë se 90 përqind të rasteve të infektimit me virusin HIV në Kinë.