Kina konfirmon 830 raste të prekur nga koronavirusi, 25 te vdekur
Pekin, 24 janar - Kina konfirmoi 830 raste me pneumoni të shkaktuar nga koronavirusi i ri në 29 rajone në nivel province.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi ky virus u ka marrë jetën 25 vetëve, 24 e të cilëve në provincën Hubei dhe 1 në provincën Hebei.
Deri të enjten, Kina njoftoi se janë mbi 1,000 vetë të dyshuar për infektim me këtë virus. (Xu Guang.
Shkollat dhe administratat e arsimit në të gjithë Kinën kanë pezulluar grumbullimet masive ose provimet për shkak të shpërthimit të pneumonisë virale.
Ministria e Arsimit tha se universitetet dhe kolegjet në vend duhet të bëjnë plane për parandalimin dhe kontrollin e rasteve të pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi novel para nisjes së semestrit të pranverës.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se shkollat duhet të njohin si duhet situatën e epidemisë dhe të bëjnë rregullime në përputhje me rrethanat.
Administratave të arsimit dhe universiteteve në zonat më të prekura u kërkohet të ndihmojnë mësuesit dhe studentët të ndërgjegjësohen për sëmundjen.
Pekini ka anuluar aktivitetet në shkallë të gjerë për Festën e Pranverës për të parandaluar dhe kontrolluar pneumoninë e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Kjo masë synon të minimizojë grumbullimin masiv të banorëve në kryeqytetin kinez dhe hyri në fuqi të enjten.
Ngjarjet dhe aktivitetet që janë organizuar zakonisht në Pekin gjatë Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez) përfshijnë vajtjen në tempuj dhe sportet e ekspozitat dimërore.