KFOR turk riparon dhomat e ndërhyrjes emergjente të Mjekësisë Familjare
Prizren, 22 janar - Nga ana e KFOR-it TURK është bërë riparimi i dhomave të vëzhgimit dhe të ndërhyrjes emergjente të Qendrës së Mjekësisë Familjare "Dr. Menduh Kaloshi" dhe është dhënë në përdorim dje.
Në këto ditë pandemie ku po e kuptojmë më mirë vlerën e shëndetit KFOR-i TURK po bashkon edhe një projekt tjetër me vëllezërit Kosovar e cila do të shërben njerëzve dhe shëndetit të tyre, me këtë projekt na është shtuar edhe një unazë në mes të Kosovës dhe Turqisë e cila na lidh miqësinë tonë historike, unitetin dhe frymën e solidaritetit.
Në kuadër të projektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare "Dr. Menduh Kaloshi" janë dhënë: Pajise për analize të urinës, Pajise për analiza të gjakut, Mikroskop, Pajisje centrifuguese, Pajisje për distilim të ujit, Banjë dixhitale,Klima, UPS (Furnizues për energji të pandërprerë), Printer laserik, Frizë, Kompjuter, Tavolina Karrige, Dollap për veshëmbathje dhe Dollap për Materiale, në të njëjtën kohë është bërë mirëmbajta e sistemit ndriques dhe sistemit elektrik dhe me riparimin e murreve dhe dyshemes janë përmirësuar kushtet fizike.
Projekti në tërësi ështe financuar nga ana e Republikës së Turqisë.
'Si KFOR-i TURK kemi mbaruar me sukses projektin e tretë në Han të Elezit. Do të ndihemi të lumtur me vazhdimin e projekteve për zhvillimin e lidhjeve vëllazërore qindra vjeqare me Kosovën'. thuhet në njoftimin e KFOR-it turk.