22 Dhjetor 2024

KFOR-i turk riparon Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë

Prizren, 25 mars - Nga ana e KFOR-it TURK është bërë projekti i riparimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare ne Mamushe dhe është hapur per sherbim me daten 25 Mars 2021.

Në këto ditë pandemie ku po e kuptojmë më mirë vlerën e shëndetit KFOR-i TURK po bashkon edhe një projekt tjetër me vëllezërit Kosovar e cila do të shërben njerëzve dhe shëndetit të  tyre, me këtë projekt na është shtuar edhe një unazë në mes të Kosovës dhe Turqisë e cila na lidh miqësinë tonë historike, unitetin dhe frymën e solidaritetit.

Në kuadër të projektit Qendrës së Mjekësisë Familjare ne Mamushe u janë dhënë donacion: Pajise për analize të urinës, Pajise për analiza të gjakut, Pajisje centrifuguese, Mikroskop, Pajisje për distilim të ujit, Karrige për marrje të gjakut, Klima, Tavolinë, Karrige, Dollap, Sistemi i ndriqimit, Instalimet elektrike në të njëjtën kohë me riparimin e murreve dhe dyshemes janë përmirësuar kushtet fizike.

 Projekti në  tërësi ështe financuar nga ana e Republikës së Turqisë.

 Si KFOR-i TURK kemi mbaruar me sukses projektin e shtatë në Mamushe. Do të ndihemi të lumtur me vazhdimin e projekteve për zhvillimin e lidhjeve vëllazërore qindra vjeqare me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)