Kërkohet përkrahje edhe më e madhe për mamitë
Bedrije Berisha, Kryetare e Shoqatës së Mamive të Kosovës ka thënë se shoqata e Mamive është e përkushtuar për të përkrahur dhe përmirësuar gjendjen shëndetësore për nënat dhe porsalindurit.
Shoqata e mamive është e përkushtuar për të siguruar të drejtat e grave dhe qasjen në kujdesin kualitativ shëndetësor gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes dhe pas lindjes.
Shoqata e Mamive të Kosovës sipas saj avokon dhe përpiqet për të përkrahur mamitë në dimensione të ndryshme dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, kërkohet vëmendje dhe përkrahje edhe më e madhe për mamitë.
\"Kjo ditë është një rast që secila mami të mendoj për shumë të tjerë në këtë profesion,për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë me përkushtim\", ka theksuar Berisha.
Në nivelin global janë duke bërë thirrje dhe e konsideruar me shumë rëndësi rolin e mamive për të përshpejtuar përparimin drejt arritjes së Synimeve Zhvillimore të Mijëvjeçarit 4 dhe 5.