23 Dhjetor 2024

Kërkohen ndryshime në Projektligjin për produkte medicinale

Prishtinnë, 30 prill - Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës ligjore lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale në Kosovë, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka, ka mbajtur sot dëgjim publik, në të cilin është diskutuar për Projektligjin për produkte medicinale dhe pajisje medicinale.

Përfaqësues të Agjencionit Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale, të Inspektoratit Farmaceutik për Produkte dhe Pajisjeve Medicinale, të shoqatave farmaceutike, prodhues vendorë të barnave dhe anëtarë të komisionit, të pranishëm në këtë dëgjim publik, kanë diskutuar gjerësisht rreth përmbajtjes së këtij projektligji, si dhe kanë dhënë vërejtje e sugjerime rreth neneve të caktuara të tij.

Fillimisht, kryetari i komisionit, Fikrim Damka, theksoi rëndësinë e këtij dëgjimi publik dhe të propozimeve të të pranishmëve, në funksion të përmirësimit të projektligjit dhe rregullimit sa më të mirë të kësaj fushëveprimtarie.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale, Ilir Dushi, duke bërë një paraqitje gjithëpërfshirëse të projektligjit, tha se ai krijon lehtësira në operimin me pajisje dhe produkte medicinale në Kosovë.

Përfaqësuesi i Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Kadri Bytyqi, paraqiti një varg vërejtjesh në përmbajtjen e projektligjit, duke i cilësuar disa nene të tij si kundërthënëse dhe me dykuptimësi. Ai kërkoi ndryshimin e tyre gjatë fazës së amendamentimit.

Në vazhdim, përfaqësues të Inspektoratit Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale, farmacistë të pavarur e prodhues vendorë, paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, duke vlerësuar se ligji duhet të jetë në mbrojtje të qytetarëve, nëpërmjet sigurisë dhe kualitetit të barnave.

Kryetari i Komisionit, Fikrim Damka, duke e konsideruar të frytshëm këtë dëgjim publik, tha se propozimet e vlefshme do të merren parasysh nga komisioni dhe do të inkorporohen në projektligj gjatë amendamentimit të tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)