Këmbehen përvojat mjeksore për Metastasat e Kancerit të Gjirit
Prishtinë, 27 tetor - Shoqata e Onkologëve të Kosovës organizon konferencën profesionale me temë Metastasat e Kancerit të Gjirit.
Në këtë ngjarje ligjërues do të jenë specialistë të fushës nga Akershus UH, Norvegji dhe ligjërues nga vendi.
Kjo konferencë është kredituar me pikë nga Bordi për Edukim të Vazhdueshëm në Ministri të Shëndetësisë dhe është në vazhdën e aktiviteteve të shumta që kemi gjatë muajit Tetor, si muaj i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Qëllimi i konferencës është të shtjellohet kjo problematikë në aspektin multi-disciplinar si një formë e vazhdueshme e ngritjes së vetëdijes ndaj kësaj sëmundje dhe këmbimit të përvojave të profesionistëve mes vete.