25 Dhjetor 2024

Kelmendi: Për gjendjen e rëndë në QKUK, përgjegjës deputetët

Prishtinë, 10 prill - Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, që njëherësh është edhe nënkryetar i këtij subjekti politik, ka potencuar se përgjegjëse për gjendjen jo të mirë në QKUK një pjesë të madhe të përgjegjësisë e bartin vet deputetët, pasi që sipas tij, nuk e pranuan ligjin e sponsorizuar nga ministria e Shëndetësisë, që parashihte avancimin e mjekëve.

Ai tha se asnjë nga partitë e mëdha që kanë udhëhequr me qeverinë nuk e kanë vënë në prioritetet e tyre shëndetësinë, ndërsa shtoi se ministri aktual ka punuar shumë në rregullimin e infrastrukturës ligjore, dhe se çdo ministër tjetër që do të udhëheq me këtë sektor do ta ketë punën shumë të lehtë.

Sipas tij, ministri Agani ka arritur të punësojë të gjithë mjekët specializantë, ka arritur të ndalojë fluksin e madh të mjekëve që filluan të largohen nga Kosova.

“Ndërsa për gjendjen e rëndë në QKUK, mendoj se përgjegjësia u takon vet deputetëve, ngase nuk deshën ta parandalojnë krimin e organizuar. Nuk deshën që tu hapin rrugë mjekëve për avancime, por e dërguan ligjin në Gjykatën Kushtetuese , vetëm e vetëm për interesa të grupeve të ngushta”, ka pohuar ai.

Ai kritikoi edhe mjekët kardiokirurgë të cilët sipas tij nuk kanë punuar në atë drejtim që të marrin specializim dhe si pasojë e kësaj, pacientët po detyrohen të kërkojnë shërim jashtë këtij institucioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)