KE miraton masa për sigurinë e pajisjeve mjekësore
Bruksel, 26 shtator - Komisioni Europian (KE) miratoi të mërkurën dy masa për të përmirësuar sigurinë e pajisjeve mjekësore, duke përmbushur angazhimin e tij për të rikthyer besimin në sektorin përkatës.
Masat synojnë që të qartësohen kriteret që duhet të përmbushen nga entet që janë përgjegjëse për kontrollin e prodhuesve të pajisjeve mjekësore.
Rregullat e reja sqarojnë edhe detyrat që duhet të kryejnë këto ente kur kryejnë auditime dhe vlerësime në sektorin e pajisjeve mjekësore, që mbulojnë rreth 10 000 lloje produktesh.