23 Dhjetor 2024

KE e gatshme të mbështes shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 7 tetor 2011 – Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, priti sot  në një takim Christof Stock, shef i Sektorit të Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.

Në këtë takim, Ministri Agani e ka informuar Stock me proceset aktuale të reformave në shëndetësinë kosovare, në veçanti me procesin e reformës legjislative, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin që në këtë proces ka dhënë Komisioni Evropian me asistencën e tij në procesin e përgatitjes së pakos së draft ligjeve reformuese.

Ministri Agani ka theksuar se bashkëpunimi i MSh-së me Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian është i rëndësisë kruciale dhe në këtë aspekt, Ministri ka shprehur gatishmërinë që nga ky bashkëpunim të arrihet më e mira e mundshme, në interes të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe me rëndësi për  shëndetësinë kosovare.

Në këtë takim Stock ka mirëpritur procesin e reformave që po zhvillohen në shëndetësi nën drejtimin e Ministrit Agani dhe ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian që të mbështetet shëndetësia kosovare përmes projekteve konkrete në ngritjen e kapaciteteve, si atyre njerëzore-profesionale ashtu edhe në infrastrukturën shëndetësore, përmes asistencës së Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)