23 Dhjetor 2024

KDI: MSh planifikon të blejë material laboratorik për teste për COVID-19 me çmim rreth 190% më shtrenjtë

Prishtinë, 21 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë së Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar të blejë material laboratorik për teste për COVID-19 me çmim rreth 190% më shtrenjtë në krahasim me kontratën e dhënë në muajin tetor 2020.

Më 8 dhjetor MSH ka shpallur tenderin për “Furnizim me material laboratorik për testim për SARS-COV-2” me vlerë të parashikuar mbi 5 milion Euro.

Përmes këtij tenderi sipas KDI-se parashikohen të blihen 39 materiale laboratorike.

Çmimet që MSH-ja i ka parashikuar për pesë nga këto 39 materiale janë 116,000 euro apo rreth 190% më të larta se çmimet me të cilat këto materiale ishin blerë vetëm dy muaj më herët, përmes kontratës së publikuar më 1 tetor 2020.

KDI ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të rishikoj këto çmime pasi që ende nuk janë hapur ofertat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)