23 Dhjetor 2024

KDI mirëpret ndërprerjen e tenderit për Citostatikë nga Ministri Agani

Prishtinë, 29 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), mirëpret vendimin e 25 janarit të Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, për ndërprerjen e aktivitetit të prokurimit për kontratën “Furnizim me citostatikë” (206-12-044-111).

Sipas analizimit që ka bërë KDI/TIK, në këtë tender dyshohej për parregullsi në procesin e hartimit të Listës së Barërave Esenciale.

Në bazë të raporteve të monitorimit të prokurimit publik, KDI/TIK kishte vërejtur se MSH ka hequr nga Lista e Barërave Esenciale, përkatësisht nga Lista e Citostatikëve, llojin e barit Ondansetron dhe Granisetron (që ishin në përdorim në dy vitet e fundit) dhe në vend të këtyre ka futur një lloj tjetër - Palonosetron (që nuk është përdorur asnjëherë) e që çmimi i saj shkonte në 7 mijë për qind më shtrenjtë.

Përderisa në vitin 2010 për tenderin e njëjtë MSH kishte shpenzuar 7.920 euro, në tenderin e vitit 2012 do të ishin shpenzuar 1.247.840, apo mbi 1.2 milion më shumë.

Përveç shumës, MSH kishte rritur edhe numrin e njësive të kërkuara, nga 6 mijë në 16 mijë.

Sipas KDI/TIK ndryshimi i Listës së Barërave Esenciale është bërë pa u bazuar në statistika ose të dhëna të institucioneve kompetente në lidhje me kërkesën që mund të kenë institucionet shëndetësore.

Ndërkohë, sa i përket efektit të këtij bari, në bazë të hulumtimit dhe konsultimit me ekspertë, KDI/TIK kishte nxjerr përfundimin se nuk ka asnjë ndryshim që do të favorizonte barin e vitit 2012 me atë të 2010-ës.

KDI/TIK, pas analizimit të këtij tenderi, më 23 nëntor të vitit të kaluar, kishte ngritur shqetësimin rreth kësaj çështjeje dhe nëpërmjet një konference për media, kishte kërkuar nga ministri Agani që ta anulojë këtë tender, pasi ishte konstatuar se do të rrezikoheshin mbi 1.2 milion potencialisht mbi 1.2 milion euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)