24 Dhjetor 2024

Katër kandidatë për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës

Prishtinë, 7 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Odën e Mjekëve të Kosovës ka certifikuar sot katër kandidatura për kryetar të Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ofruar, KQZ për zgjedhjet për Odën e Mjekëve të Kosovës certifikoi sot kandidaturën për kryetar të Odës së Mjekëve të: Dr. Bedri Zaiti, Dr. Zylfije Hundozi, Dr. Fadil Beka dhe Dr. Islam Krasniqi, që të katër specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zgjedhjet për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës do të mbahen të dielën,  më 10 nëntor 2013, në Kuvendin inaugurues të Odës së Mjekëve të Kosovës, që do të mbahet në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)