Kapen medikamentet kontrabandë me vlerë mbi 15.000 euro

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së oficerët doganor gjatë ekzaminimit të një dërgesa parciale e cila e cila kishte destinacion tregun e Kosovës kanë hasur në ketë sasi të madhe të medikamenteve respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara.
Rasti sipas tij është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.
"Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale", ka theksuar Stavileci.