30 Dhjetor 2024

Kapen mbi 3000 euro medikamente në bagazhin e automjetit

Mitrovicë, 17 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët doganor kanë arritur që gjatë patrullimit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në hyrje të Vushtrrisë të ndalojnë një veturë Opel Vectra me targa të Republikës së Kosovës e drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Adriatik Stavileci zëdhënes i Doganave ka thënë së kontrollimi detal i veturës zbulojë sasi të konsiderueshme të medikameteve të ndryshme me origjinë nga Serbia.

Medikamente dhe vetura sipas Stavilecit janë konfiskuar dhe lidhur me rastin në fjalë është iniciuar kundërvajtje doganore.  Vlera totale e mallrave është mbi 3000 euro.


Dogana e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)