Kanceri i qafës së mitrës e cila është një sëmundje tërësisht e parandalueshme
Prishtinë, 7 shkurt - Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me kancerin e qafës së mitrës e cila është një sëmundje tërësisht e parandalueshme.
Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim.
Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën.