Kanceri i parandalueshëm në 50 për qind të rasteve
Saint Louis, 4 prill - Përparime të mëdha janë bërë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit ndërkohë që kërkimet për një kurë vazhdojnë.
Sipas studiuesve të shëndetit publik në Saint Louis të shtetit Misuri, në 50 për qind të rasteve kjo sëmundje është e parandalueshme.
Në një artikull studimor botuar në revistën Science Transitional Medicine ata thonë se shoqëria e ka informacionin e nevojëshëm për të parandaluar gjysmën e rasteve të kësaj sëmundjeje.
Zgjedhjet që njeriu bën në stilin e jetesës luajnë rol të rëndësishëm në shkaktimin e kancerit pirja e duhanit, dieta dhe ushtrimet fizike janë disa stile jetese.
Në Amerikë, vetëm duhani është përgjegjës për rreth 30 për qind të gjitha rasteve të kancerit.
Pesha e tepërt trupore dhe obesiteti janë përgjegjës për 20 për qind të rasteve të tjera.
Studjuesit thonë se barra e kanceri mund të lehtësohet nga ndryshimi i sjelljes së individit dhe shoqërisë.
75 për qind e rasteve të kancerit në mushkëri mund të parandalohen vetëm duke eleminuar duhanin. Shumë vende kanë miratuar ligje e programe për ndalimin e duhanit në vendet publike ose për shkurajimin e pirjes së tij. Këto ligje e programe ka raste që nuk zbatohen, veçanërisht në vendet ku problemet politike, ekonomike e shoqërore janë më të shumta.
Por ekzistojnë edhe pengesa të tjera; njerëzit janë skeptikë se kanceri mund të parandalohet; dhe shpesh merr vite që të mirat e kërkimeve mjekësore të shfaqen.
Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se rastet e kancerit mund të pakësohen dukshëm në mbarë botën, nëse njerëzit individualisht apo si shoqëri ndryshojnë sjelljet e tyre dhe nëse përjekjet e shëndetit publik mbështeten mbi njohuritë shkencore.
Çokollata dhe Indeksi i Masës së Trupit
Sipas një studimi nëse çokollata hahet rregullisht, ajo mund të ndihmojë për të ulur Indeksin e Masës së Trupit ose BMI.
Kjo masë është sasia e yndyrës bazuar në lartësinë dhe peshën trupore.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego, ishin duke studiuar gjendjen e rreth 1000 burrave dhe grave në moshë mesatare 57vjeç, për një studim mbi kolesterolin. Ndërsa mblidhnin të dhëna mbi zakonet e të ngrënit, shkencëtarët rastësisht zbuluan se pjesmarrësit që hanin çokollatë më shumë se dy ditë në javë, kishin një BMI më të ulët sesa ata që nuk hanin çokollatë aq shpesh.
Mos kjo do të thotë se çokollata të bën elegant?
Megjithëse ndryshimi në BMI midis dy grupeve që shkencëtarët vunë re ishte i vogël, përgjigjia mund të jetë, Po.
Ata nuk janë ende të sigurt pse, dhe ngurrojnë ta rekomandojnë çokollatën si një lloj terapie kundër mbipeshës për shkak të kalorive të larta që përmban.
Por çokollata është e njohur për substanca kimike të cilat përveç kundër sëmundjeve të zemrës, mund të ndikojnë Metabolizmin apo mënyrën se si trupi djeg kaloritë.
Ky zbulimi i rastësishëm duket se do të nxisë kërkime të tjera. Por rezultatet janë interesante sidomos për personat që pëlqejnë çokollatën.
Jetë me zemër artificiale
Një pacient 51-vjeçar nga Wasilla e Alaskës doli këto ditë nga spitali me zemër artificiale.
Zhurma e vazhdueshme e një kompresori mund të irritojë shumë njerëz, por për Christopher Marshall, është tingulli i jetës. Kompresori punon për të pompuar gjakun në zemrën e tij artificiale.
Në janar, Christopher Marshall shkoi nga Alaska në spital në Seattle të shtetit Uashington për një konsultë mjekësore. Por mjekët nuk e lanë të ikte sepse zemra e tij ishte aq e dobët, sa ai mund të vdiste në çdo moment.
Duke mos patur një zemër dhuruesi në dispozicion, mjekët kryen një operacioni gjashtë orësh duke i transplantuar atij një zemër artificiale. Operacione të tilla janë kryer me qindra në mbarë botën dhe me sukses. Por problemi është se shumica e pacientëve janë të lidhur me një kompresor 200 kilogramësh
Christopher Marshall është një ndër 40 pacientët në SHBA i pajisur me një pompë që peshon rreth 6 kilogram e cila punon me bateri dhe i jep atij mundësi të lëvisë lirshëm. Sigurisht kjo zemër është e përkohëshme një javë .. muaj .. e vite
derisa të gjendet një zemër e dhuruar që ti përshtatet organizmit të tij.
Christopher Marshall doli nga spitali me zemër artificiale, por me shpresë e besim të plotë; Jam në kërkim për një zemër të dhuruar, por edhe kjo që kam tani e bën punën, thotë ai.